Gazetari rendit 2 dosjet më të “nxehta” në SPAK: Duhen prova
Gazetari Dashamir Biçaku tha gjatë një interviste për Euronews Albania se dy dosjet më të nxehta për të cilat Prokuroria e Posaçme duhet të gjejë prova janë Gërdeci dhe Kompleksi Partizani.
Biçaku e vuri theksin edhe tek pastrimi i parave, ku tha se është një fenomen shqetësues që duhet të kryhen hetime.
Ai shtoi se një pjesë e mirë e parave investohet në ndërtim.
“Duhet të gjenden prova të forta për çështjen e Gërdecit, që tashmë është hapur. Është dosja e inceneratorëve që është një nga çështjet me të nxehta aktualisht por edhe dosja e Klubit të Futbolli Partizani, ku ka edhe personazhe të politikës në këto dosje, që duhet të vlerësohen nga ana e prokurorisë për të gjetur prova. Prokuroria e Posaçme duhet të fokusohet edhe nga pastrimi i parave. Këto para hyjnë në Shqipëri nga krimi i organizuar. Janë përftimin i momentit i ekonomisë shqiptare, por nuk janë të rëndësishme”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte