Gazetari shpërthen ndaj shqiptarëve: Vijnë me rrobat e trupit dhe ngasin Lamborghini

1 Dhjetor 2022 | 19:06

Shqiptarët në Britaninë e Madhe janë ende tematika më e “nxehtë” për Mbretërinë e Bashkuar. Një klimë “raciste” përveçse mediave, ka ardhur se fundmi dhe nga zyrtarët britanikë.

Ditët e fundit, një deklaratë që ka habitur jo pak ka qenë edhe ajo e komedianit britanik, Mark Steyn i cili ka folur ashpër për emigrantët shqiptarë. Në një emision që ky i fundit moderon, komediani i dedikoi mesazhin shqiptarëve me një monolog të gjatë, për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj tyre.

“Dje teksa po kaloja në ‘Tiranën e re’ të Metropolitanëve, policët mbyllën urën mbrapa meje dhe kur i pyetëm se pse, na thanë: sepse shqiptarët janë duke bërë xhirot e tyre në urë dhe kanë bllokuar gjithë trafikun. Pra, zgjidhja e pavlerë ishte të mbyllnin gjithë urën që shqiptarët të kënaqeshin duke bërë xhirot me makinat e tyre. Këta po ngisnin ‘Mercedes’, ja shikojeni. Meqë ra fjala, ky është flamuri shqiptar se do e shihni shumë shpesh. Ja dhe policia i ndihmon dhe i mbyll urat. Ja edhe po udhëtojnë me ‘Porche’. Po i përdorin për të bërë xhiro. Është qejf, ta bësh në ‘Lamborgini’”, tha komediani gjatë shfaqjes së tij.

Gazetari shpjegon në monologun e tij sesi policia britanike përveçse ka dështuar në një sërë çështjesh të tjera, po dështon edhe përballë shqiptarëve të cilët e kanë kthyer Londrën si ‘Tiranën’ e tyre të vogël.

“Policët në Britani janë të paaftë të kontrollojnë rendin, të paaftë për të vënë rregull dhe tani e dimë që janë të paaftë edhe të kontrollojnë trafikun. Kush e kontrollon trafikun publik? Epo mbrëmë, shqiptarët e “komanduan” gjithë trafikun”, tha ai.

Ministrja e Brendshme, britanike, Suella Braverman pak kohë më parë i ka etiketuar shumicën e emigrantëve shqiptarë si ‘kriminelë’. Kjo ka nxitur reagimin e madh nga ana e shqiptarëve në Britani të Madhe, të cilët organizuan edhe protestë të madhe në Londër, ku kërkuan që Braverman t’u kërkonte ndjesë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026