Gazetari: Vrasja e Liridonës do gjykohet nga prokurorja serbe me përkthim
Vrasja e Liridonës, një ndër rastet më tragjike në Kosovë pas luftës, do të hetohet nga prokurorja serbe, Javorka Perlinçeviç.
Rasti i është ndarë prokurores serbe, pasi në fazën fillestare u hetua nga prokurorja Besa Limani, e cila së shpejti pritet të pensionohet. Gazetari Vullnet Krasniqi tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” se rasti i kaloi kësaj prokuroreje vetëm në bazë të radhitjes.
“Është shqetësuese se si ky rast kaq i rëndë i një rëndësie të tillë i është lënë në dorë një prokuroreje e cila pritet të dalë shumë shpejt në pension. Kjo tregon joseriozitetin në Kosovë me të cilën prokuroria e ka trajtuar këtë. Ky rast i ka kaluar prokurores serbe në bazë të radhitjes, pas ndonjë diskutim të mëparshëm se kush është më e afta. Dosja e hetimit deri më tani është bërë në gjuhën shqipe, nuk e dimë se sa kohë do duhet që prokurorja të njihet me çështjen. Çështja do të gjykohet në Prishtinë dhe prokurorja serbe do shoqërohet nga përkthyesi”,-tha gazetari.
Gazetari tha gjithashtu se prokurorja Perlinçeviq nuk ka pasur ndonjë rast të madh e publik në karrierën e saj.
Megjithatë nga rastet e trajtuara nga kjo prokurore, vlen të theksohet vrasja e një personi te nënkalimi në Prishtinë. Aty një i dyshuar pas një sulmi fizik, e kishte shtyrë shkallëve viktimën, i cili nga goditjet kishte vdekur. Prokurorja serbe e kishte cilësuar veprën si “Vrasje nga pakujdesia”. I dyshuari ishte dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg.
Perlinçeviq jeton në Shtërpcë, kurse provimin e Jurispodencës e kishte kaluar në Beograd. Ajo punon si prokurore që nga viti 2012.
Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plava që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt, janë shpërndarë në burgje të ndryshme. Ndaj Plavës, kishte pasur edhe një tentim për ta sulmuar në burg gjatë javës së kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh