Gazetari zbardh skemën e dërgimit të parave të shqiptarëve në Belgjikë

Gazetari Mahmutaj në Now
14 Shkurt 2022 | 21:57

Krimi më i madh i shqiptarëve në Belgjikë është pastrimi i parave, thotë gazetari Fatos Mahmutaj.

Gjatë emisionit “Now”, Mahmutaj shpjegoi se shqiptarët nisin shuma të mëdha parash nga Belgjika.

Këto para janë kapur shpesh nga doganat fqinje, por në shumë pak raste në doganat shqiptare, sqaroi ai.

Mahmutaj tha se prokurorët belgë që kanë ardhur në Shqipëri para disa ditësh nuk po hetojnë vetëm çështjen “Toyota Auris”, por krimin në Shqipëri.

“Nuk është vetëm çështja Toyota Auris. Ajo është publike ngaqë është denoncuar nga politika dhe ishte një shumë e madhe”, tha gazetari Fatos Mahmutaj.

Ai tha se prokurorët belgë kanë ardhur të shoqëruar me hetues dhe specialistë të anti-krimit.

“Në Policinë Federale belge ka mbi 20 oficerë të gradave të larta të cilët flasin shqipe perfekte edhe pse janë belgë. Kjo ndodh që të hetojnë krimin në Shqipëri”, sqaroi Mahmutaj.

Për çështjen “Toyota Auris”, gazetari tha se prokuroria belge ka parë zvarritje të çështjes nga prokuroria shqiptare, ndaj është angazhuar.

Hetimet për këtë çështjen kanë nisur që në vitin 2018. Prokurorët kanë marrë në pyetje rreth 20 persona, nga të cilët dhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

“Toyota Auris” është një dosje e hetuar në bashkëpunim me belgët, ku në qershor të 2018 u sekuestruan 3,4 milionë euro të fshehura në automjete në portin e Durrësit.

Në atë kohë Basha akuzoi Taulant Ballën në parlament se ishte pronar i parave të drogës në makinat ‘Toyota’.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026