Gazetari zbulon çfarë i tha ambasadorja Yuri Kim ministrit të Ramës për zgjedhjet
Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në Euronews Albania tha se ambasadorja e Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim nuk është e kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Shqipëri.
Sipas tij përfshirja në zgjedhje e non gratave nuk është parë me sy të mirë nga SHBA, e këtë gjë duket se ambasadorja ia ka shprehur një ministri të qeverisë Rama.
“Ambasadorja Yuri Kim ka bërë deklarata për mosbashkëpunim me non gratat, jo vetëm, për Berishën, por edhe për tre kampionët elektoral të Ramës. Ajo nuk është e kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe këtë ia ka shprehur një ministri të qeverisë Rama dy ditë më parë, ku ka thënë se nuk janë të kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe se s’i shkuan zgjedhjet.
Duke parë se non gratat kanë pasur një rol aktiv në zgjedhje, jo vetëm rritja galopante e Tom Doshit, e cila ndodh për shkak të një aleancë me Partinë socialiste, ata janë në simbiozë”,-tha gazetari Lavdrim Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Mos u ngopshi”- Lëvizja Bashkë protestë kundër rritjes së pagave të deputetëve
- Varheleyi vizion sot Kosovën, zbardhet axhenda e takimeve
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)