Historiani zbulon lëvizjen e Ramës, pse nuk shkoi kryeministri grek në Himarë

11 Dhjetor 2022 | 20:54

Historiani Arben Llalla tha në emisionin Review në Euronews Albania se shtyrja e vizitës së kryeministrit grek, Kiriakos Mitsotakis në Himarë erdhi pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama.

Sipas Llallës, Mitsotakis nuk kishte pse shkonte në Himarë, që sipas tij nuk është zonë e pakicës minoritare greke.

Ai akuzoi kreun e OMONIA, Fredi Beleri si të përfshirë në masakrën e Peshkëpisë në ’94-ën.

“Vizita u anulua se Rama ju lut që të mos shkonte në Himarë pasi nuk ishte momenti përshtatshëm.  Himara nuk është zonë e pakicës greke, pse duhet të shkonte të takonte Fredi Belerin, në zyrat e OMONIA në Himarë, një person i dënuar për masakrën e 94 në kazermën ushtarake në Peshkëpi. Vizita ishte caktuar që në nëntor, Mitsotakis do të vinte nga pika kufitare e Kakavijës bashkë me dy figura ekstremiste greke, që janë shpallur non grata. Nuk është rastësi anulimi i vizitës në Himarë, Rama i është lutur”, tha Llalla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026