Gazetarja: S’e mendoj të jetoj në Gjermani, të pres burrin kur vjen nga puna
Gazetarja Iva Tiço tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se do të jetonte në Zvicër po të kishte diell, ndërsa as nuk e mendon jetesën në Gjermani, prej nga ka edhe burrin.
Sipas saj nuk mund të zhvillojë këtë karrierë që ka këtu në gjuhën gjermane e rrjedhimisht nuk do të qëndronte për të pritur burrin ndërsa kthehej nga puna, kur të dy janë shumë mirë të integruar me jetesën në Tiranë.
“Po të kishte diell në Zvicër besoj se do jetoja, më pëlqejnë Zvicra, Austria, Gjermania, kam pasur gjithmonë një lloj tërheqje. Në përgjithësi Europa më pëlqen. Nuk e kam menduar dhe vazhdoj të mos e mendoj sepse Tirana ka të mirat e veta, plus është vendi im, është profesioni im që nuk e zhvilloj dot kurrë në asnjë gjuhë tjetër dhe në moshën që kam, me arritjet që kam, me jetën që kam bërë nuk mund të kthehem dhe të pres të kthehet burri nga puna, kështu që jemi të dy të integruar në jetën e Tiranës dhe shumë mirë,” – u shpreh Tiço.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 18:35 Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
- 18:23 Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
- 18:19 BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:18 Ndarja e re territoriale, banorët e Juglindjes: Mos shkrini asnjë bashki
- 18:16 Haaland, nga golat në fushë te viralet në internet