Gazetarja “zbërthen” MATRIX: Kriminelët e përdornin për të eleminuar rivalët

6 Dhjetor 2024 | 20:34

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi dha detaje të hollësishme mbi thyerjen e aplikacionit MATRIX, për mënyrën si funksiononte, përdoruesit e tij dhe çfarë pritet pas zbulimit të bisedave nga ky aplikacion.

Ajo tha se në të shumtën e rasteve, MATRIX është përdorur nga kriminelët për të eleminuar rivalët e tyre.

“Sa i përket MATRIX mbetet për tu parë se çfarë do të zbulohet nga ky aplikacion, pasi mund të jetë vijueshmëria e komunikimeve të mëparshme nga SKY ECC dhe Encrochat, dhe mbetet për tu parë që përveç aktiviteteve të jashtëligjshme, trafikut të drogës, krimeve të ndryshme nëse nga ky aplikacion mund të zbulohet diçka në lidhje me fatin e Ervis Martinajt”, tha gazetarja Sara Demushi.

“Referuar Europol janë deshifruar 2.3 milion mesazhe në 33 gjuhë të ndryshme, mes tyre përfshirë dhe gjuha shqipe ndërsa sa i përket përdoruesve në një hetim tre mujor të bërë lidhur me ketë aplikacion kemi të bëjmë me 8 mijë përdorues që kanë paguar midis 1360 deri 1700 euro për të bërë një abonim 6-mujor. Sa i përket aplikacionit mund të kryheshin komunikime, video, audio, mesazhe me tekst dhe transaksione me crypto. Në MATRIX nuk ka një numër specifik telefoni por janë kode që do të duhet të deshifrohen dhe të lidhen me përdoruesin e tyre”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon

Specialistja e gjeoshkencës, Anira Gjoni, e ftuar në “Now” me Ilir Kazaferin, foli për reshjet dhe shtrëngatat që përfshinë rajonin gjatë ditës së djeshme, duke...
19:39 | 22/07/2026

Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër, policia me njoftim zyrtar

Ka humbur jetën shtetasi tjetër egjiptian i cili ndodhej në të njëjtin mjet me viktimën tjetër. Konkretisht viktimat e identifikuara janë: Mohamed Lotf dhe Mohamed...
19:18 | 22/07/2026

Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion

Një vatër zjarri është shfaqur këtë të mërkurë në Voskopojë, në zonën e njohur si “Antenat” ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
18:02 | 22/07/2026