“Gënjeshtarë”, Prençi replika me zv.ministrin e Bujqësisë

22 Nëntor 2022 | 22:01

Ish-drejtori i emergjenca civile Shemsi Prençi është përplasur me zv. ministrin e Bujqësisë, Arian Jaupllari lidhur me situatën nga përmbytjen në veri të vendit.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Prençi kritikoi qeverinë për mosmenaxhim të situatës dhe parandalim të ngjarjeve të rënda si ajo e ndodhur rrugës për në Bogë, ku babë e bir u morën nga rrjedha e lumit duke humbur jetë.

Sipas Prençit, duke e ditur si do të ishte situata e motit, një patrullë policie duhet të ishte stacionuar në atë zonë problematike, duke mos lejuar kalimin.

Ai debatoi me zv.ministrin e Bujqësisë, të cilit i kujtoi se hidrovorët nuk kanë punuar për 24 orë për shkak të mungesës së energjisë elektrike gjë që u hodh poshtë kategorikisht nga Jaupllari.

“Unë kam qenë në terren, hidrovoret ishin në punë. Nuk ka pasur asnjë sekondë ndërprerje të energjisë”, tha zv.ministri.

“Gjeje sekuencën e ministres me prefekten, nëse nuk është kështu, unë nuk vij në emision. 24 orë nuk kanë punuar”, u shpreh Prençi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026