Gërdeci/ Mediu kundërshton akt-ekspertizën: Përgjegjësia nuk ishte e ministrit

22 Prill 2025 | 11:58

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka vijuar të kundërshtojë konkluzionet e akt-ekspertimit tekniko-ushtarak të paraqitura në kuadër të hetimeve për çështjen “Gërdeci”, duke theksuar se trajtimi i municionit ishte një kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura dhe jo e ministrit të Mbrojtjes.

Në një deklarim të dhënë gjatë seancës gjyqësore, Mediu argumentoi se çdo vendim i marrë në qeveri në lidhje me procesin e çmontimit të municioneve ka qenë i shoqëruar fillimisht me një urdhër ministri, i cili më pas është ndjekur nga një urdhër tjetër apo udhëzim i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

“Kështu funksionon në Ministrinë e Mbrojtjes”, theksoi Mediu.

Duke komentuar rolin e kompanisë SAC në procesin e asgjësimit të municioneve, ai u shpreh se ajo kishte detyrime jo vetëm për demontimin, por edhe për demilitarizimin e tyre për t’i kthyer ato në materiale të paefektshme dhe të parrezikshme.

“SAC ka kryer vetëm demontimin, pa e kthyer municionin në të parrezikshëm. Ky fakt i është vënë në dukje kompanisë”, deklaroi Mediu.

Sipas ish-ministrit të Mbrojtjes, Forcat e Armatosura kishin detyrimin ligjor për të mbikëqyrur procesin.

Ai theksoi gjithashtu se zyrtarë të lartë të FA-së kanë qenë fizikisht në ambientet e Gërdecit, por nuk kanë zbatuar detyrimet që u janë ngarkuar nga vendimi i Këshillit të Ministrave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital

Një drejtues kamioni është përplasur aksidentalisht në portin e Durrësit nga një tjetër kamion. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur shoferi me origjinë nga...
12:25 | 28/07/2026

Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau

Në seancën e kësaj të marte në GJKKO ndaj Laert Haxhiut po vijojnë dëshmitë për episodet e vrasjeve për të cilat ai akuzohet. Në lidhje...
12:20 | 28/07/2026

Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike...
12:02 | 28/07/2026