“Gërdeci”| Ministria e Drejtësisë dërgon letërporosi në SHBA, çfarë kërkoi SPAK
Ditën e sotme është mbajtur në GJKKO seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për çështjen “Gërdeci”, ku në fabrikën e demontimit të municioneve, pas një shpërthimi në vitin 2008, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
SPAK kërkon të gjendet dhe të thirret Anjola Agolli, ish-sekretare e ministrit të Drejtësisë, e cila nuk është gjetur megjithëse SPAK ka vënë më dispozicion një adresë të re të saj.
Ndërkohë u përsërit thirrja për të bashkëpandehurit e tjerë mes tyre Luan Hoxha, Dritan Minxolli dhe Mihal Delijorgji, të cilët nuk janë gjetur në adresat e deritanishme të çuara në gjykata.
Gjykata informoi se Ministria e Drejtësisë ka dërguar letërporosinë në SHBA për të marrë në pyetje Patrick Henry dhe përfaqësuesit e kompanisë SAK.
Prokurori i SPAK kërkoi në seancën e radhës se nëse do të jetë gati, mund të pyetet edhe Mediu në cilësinë e të pandehurit. Ky i fundit tha për mediat se për këtë çështje do të komunikonte me avokatët. Dëshmitari i fundit, Ilmi Laçaj refuzoi të jepte deklarime.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë