Gërvalla në OKB: Nuk ekziston Kosova dhe Metohia, është gjuhë e Millosheviçit
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz gjatë fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka folur lidhur me termin Kosova dhe Metohia. Gërvalla u shpreh se kjo është një gjuhë dhe terminologji e ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç si dhe e personave që sipas saj ndjekin ideologjinë e tij.
“Ma lejoni ta bëjë të qartë që s’ka Kosovë dhe Metohi. Kosova dhe Metohia është shprehje e qartë e ambicieve hegjemoniste të Serbisë. Është gjuha e vjetër e Sllobodan Millosheviçit dhe e atyre që e ndjekin atë”, tha Gërvalla.
Më tej gjatë fjalës së saj Gërvalla theksoi se Kosova është ekonomi e fortë. Sipas saj Banka Botërore e ka renditur Kosovën si top lidere në Evropë për rritje ekonomike.
“Fuqia jonë derivon nga populli jonë, nga demokracia jonë perëndimore, dhe nga ekonomia jonë e fortë. Për pestën herë radhë, Banka Botërore e ka renditur Kosovën si top-lidere në rritje ekonomike në Evropë.
Projeksioni për rritjen tonë është përsëri rreth 4%. Investimet e huaja po rriten, dhe fitimet. Kosova është e para në Evropë dhe 3-ta në bota në Indeksin për Sundim të Ligjit”, tha ajo.
Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona