Zëvendëskryeministrja, njëherësh shefja e diplomacisë së Kosovës Donika Gërvalla ka deklaruar se nuk është surprizë moszbatimi i marrëveshjes me Serbinë për dokumente.
Ajo ka thënë se beteja me Serbinë është e gjatë dhe nuk përfundon për dy ditë.
Para mediave ka folur edhe për deklaratën e Listës Serbe se presidentja Vjosa Osmani është e padëshirueshme në veri të vendit.
Gjatë Kuvendit Zgjedhor të partisë Guxo, Gërvalla deklaroi se Lista Serbe nuk e përcakton se ku shkon presidentja e vendit.
“Nuk është ndonjë surprizë që Serbia nuk e zbaton marrëveshjen. Por ju lutem respektoni faktin se sot jemi mbledhur për një qëllim të caktuar. Beteja me Serbinë është e gjatë, beteja me Serbinë nuk përfundon për dy ditë”, tha ajo.
Donika Gërvalla ka thënë se nuk marrin leje për të vizituar komunat veriore.
“Për fat të mirë nuk e përcakton Lista Serbe se ku shkon presidentja e këtij vendi. Ku shkon dhe çfarë bën e kanë përcaktuar qytetarët e këtij vendi dhe jo një parti e caktuar politike, e cila pjesërisht është e drejtuar nga forca kriminale në veri. Ne nuk marrim leje për të vizituar vendin tonë”, ka shtuar ajo.
LEXONI GJITHASHTU: