Gështenja: Kemi mbajtur baltë të pamerituar. Analisti: Grupi parlamentar e ruajti PD

7 Qershor 2023 | 21:57

Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja tha në “Now me Erla Mëhillin” se ata propozuan që zgjedhjet të fillonin në bazë sepse në situatën ku ndodhet sot Partia Demokratike s’mund të ketë një çati pa pasur fillimisht shtylla.

Ndërkohë, analisti Neritan Alibali iu kthye duke thënë se konfliktet brenda PD-së kanë nisur me kohë dhe si instrument për t’i luftuar është përdorur Sali Berisha.

“Unë e thash dhe në mbledhje, por i gjithë grupi parlamentar që ka mbajtur këtë pozicion duhet thënë që kemi mbajtur etiketime dhe baltë të pamerituar prej më shumë se një viti e gjysmë. Secili prej nesh ka qenë i lirë për të shkuar dhe te Rithemelimi te zoti Berisha, por nuk e kemi bërë,” – u shpreh Gështenja.

“Siku ju të kishit shkuar te zoti Berisha, partinë të gjithë e kishte marrë zoti Berisha, s’do kishe këtë partinë që është partia e vulës. Grupi parlamentar e mbajti Partinë Demokratike,” – u shpreh analisti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026