Gëzim Tushe tregon rastet kur divorci është shpëtim për një çift

19 Janar 2023 | 14:42

Sociologu Gëzim Tushe tha se fenomeni i divorcit është shtuar shumë në shoqërinë tonë ndërsa sipas tij duhet të gjejmë mënyrat që këtë fenomen ta pakësojmë pasi pasojat janë të rënda.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se në rastet kur martesat nuk funksionojnë, partnerët humbasin lirinë, ose në rastet kur martesa kthehet në burg shtëpiak, martesa është shpëtim.

“Mendoj se së pari duhet të shohim shkaqet e pasojat e divorcit dhe e treta sipas gjykimit tim që duhet të shohim se çfarë duhet ta bëjmë për ta pakësuar këtë fenomen.

Nga njëra anë divorci është emancipim i martesës. Për martesa të gabuara që nuk funksionojnë, që nuk japin rezultat, humbasin lirinë, ose kur martesa kthehet në një burg shtëpiak ku dy njerëz bëhen kufoma për njëri-tjetrin, divorci është shpëtim dhe në radhë të parë është për gruan.

Deri në vitet ’70 në shoqërinë shqiptare  dhe kishte tabu virgjërinë. Divorci ka qenë i vështirë dhe në kohën e komunizmit. Martesa është një institucion social sit ë gjithë institucionet e tjera, dinamik, i paqëndrueshëm dhe i vështirë për t’u konsiliduar.”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024