“Gishtat e mesit lart për korrupsionin”, gazetari: Posteri i Këlliçit është gjetje!
Gazetari Romir Saraçi tha në një intervistë për Euronews Albania se gishtat e mesit jashtë për korrupsionin nga ana e Belind Këlliçit janë një gjetje.
Sipas tij, posteri i kandidatit për kryetar i Bashkisë Tiranë, përfaqëson një veprim politik.
“Për mendimin tim është një gjetje, një tërheqje vëmendje, duam, s’duam ne, në raportin Veliaj-Këlliçi, këtë fushatë elektorale, të paktën deri tani, e ka fituar Belind Këlliçi, në optikën time si gazetar.
Sa i takon përmbajtjes, vajzat e mia janë në moshë të vogël dhe nuk e di në e kanë parë ndonjëherë si veprim apo jo, por vajza e madhe që është 11 vjeç besoj se e ka parë atë gjest, që është i pahijshëm në optikën e saj, që unë ia sugjeroj të mos ia bëjë njerëzve të tjerë, por s’mendoj se është problem për posterin sepse gishtat nuk duken fare,” – u shpreh Saraçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump