Gjashtë të vdekur dhe 129 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë bërë 1535 testime prej të cilëve 129 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 duke çuar numrin total të të infektuarve nga fillimi i pandemisë në 9797.
Korrespondentja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi bën të ditur se në të gjithë Maqedoninë e Veriut numërohen 4092 raste aktive.
Krahas rritjes së rasteve të reja me virus, shqetësues mbetet numri i lartë i vdekjeve ditore në RMV. Gjatë orëve të fundit 6 qytetarë kanë ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve.
Numri total i të vdekurve që nga nisja e pandemisë dhe deri tani ka shkuar në 451, ndërsa 83 vdekje janë regjistruar gjatë dy javëve të fundit.
Siç bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore në Shkup, listës së të shëruarve gjatë orëve të fundit i janë shtuar edhe 109 qytetarë, ndërkohë totali i të shëruarve nga pandemia ka shkuar në 5254.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 16:24 Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
- 16:15 Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)
- 15:39 Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre
- 15:29 Forcat ukrainase godasin qendra kryesore logjistike në Rusinë qendrore, disa të vrarë (VIDEO)