Gjatë verës familjet nuk kursyen energji, bizneset ulën konsumin
Në muajt e verës, bizneset kanë ulur me 17% konsumin e energjisë elektrike, ndërsa familjet nuk kanë kursyer. Në këtë periudhë energjia në dispozicion ishte më e ulët për shkak të thatësirës, ndërsa fushata për kursim nuk kishte nisur ende.
Në periudhën korrik-shtator, kur çmimet e energjisë në bursa arritën deri në 500 euro/megavat, familjet nuk kanë kursyer energji elektrike. Konsumi në këtë periudhë ishte në nivele të ngjashme me vitin 2021, duke qëndruar në 696 mijë KWh.
Në këtë periudhë thatësire, fushata për kursim të energjisë elektrike nuk kishte nisur ende, edhe pse energjia elektrike në dispozicion ishte 9% më e ulët.
Bilanci i publikuar nga INSTAT tregon se sipërmarrjet ishin ato që harxhuar më pak energji. Përdorimi nga jo familjarët ra me 17% me bazë vjetore në tremujorin e tretë, duke zbritur në 818 mijë KWh. Mbyllja e përkohshme e fabrikave të mëdha si Kurum dhe Albchrome, por edhe çmimet e larta për bizneset që blejnë rrymë në treg të lirë ndikuan në sjelljen kursyese të biznesit.
Të dhënat tregojnë se importi në muajt korrik-shtator u rrit në 1140 GWh nga 975 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës