Balluku: Porti në Porto Romano do kushtojë 390 mln euro
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku tha gjatë fjalës së saj në Kuvend se porti i ri i mallrave në Durrës që do të ndërtohet në Porto Romano do të kushtojë 390 mln euro.
Ministrja nënvizoi se porti duhet të zhvendoset në një zonë industriale ku do të kalojë hekurudha që do ta lidhë me Prishtinën dhe RMV-në.
“Fat që porti i ri do të kushtojë 2 mln euro. Mos iu referoni shifrave të Sali Berishës, i nxjerr nga koka ju e dini më mirë se unë. Nuk ekziston ky lloj kuotimi për ndërtimin e Portit të ri, do ua them unë tani. Do të ndërtohet me kapacitetet e Autoritetit Portual të Durrësit dhe se ka këtë detyrë që të zhvillohet. Gjithashtu edhe me mbështetjen e buxhetit të shtetit se është detyrë e këtij shteti që të modernizojë infrastrukturën detare dhe kushton 390 mln euro. Do të bëhet se nuk ka mundësi akomoduese porti i Durrësit dhe nuk mund të investojmë më në zemër të një qyteti për infrastrukturë portuale. Duhet të shpërngulet në një zonë industriale, ku do të kalojë hekurudha që do ta lidhë me Prishtinën e dhe RMV-në”, tha Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Të kam falur’, Balluku i kthehet Bushatit në komision: Flisni për projekte 3D
- Porti i Durrësit projekt mafioz, Meta: Gjithçka bëhet për të fituar nga apartamentet
- Për çfarë diskutoi me Ramën në Kuvend? Flet deputeti demokrat, Dashnor Sula
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës