Për çfarë diskutoi me Ramën në Kuvend? Flet deputeti demokrat, Dashnor Sula
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka treguar se për çfarë diskutoi me kryeministrin Edi Rama në Kuvend, pasi ky i fundit përfundoi fjalën e tij në lidhje me projektin e Portit të Durrësit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Sula u shpreh se u sqarua me Ramën për disa keqkuptime të kreut të qeverisë, se mund të ishte ofenduar nga deputeti demokrat në disa raste.
Por Sula nënvizoi se kjo ishte e pavërtetë dhe i tha Ramës se diçka të tillë mund ta verifikonte.
Ndër të tjera, Sula bëri të ditur se i dha Ramës foton kur disa ministra darkonin në një restorant në Dubai dhe dokumente që kanë lidhje me Portin e Durrësit.
“Sigurisht, fotoja ka të bëjë me një takim që të gjitha mediat e kanë dhënë, një darkë te restoranti i famshëm i Nusretit, atje ku minimumi një biftek kushton 1 mijë euro dhe kjo është për të ardhur keq. Aty është foto e ministrave të kësaj qeverie apo të nënkryetarit të bashkisë dhe biznesmenë të Shqipërisë, të cilët në janar të vitit 2021, atu ku ka lindur apo zhvilluar si ide dhe projekti i Portit të Durrësit. Kjo ishte fotoja që unë kam nxjerrë. Unë, absolutisht, nuk ka asnjë sekret, i dorëzova disa dokumente kryeministrit që kanë lidhje me portin, që ia dhashë. Duke qenë se ishin dokumente të cilat informonin përsa i përket diçkaje me portin, një rast të tillë.
Gjuha në Parlamentin e Shqipërisë nuk është normale, gjuha e kryeministrit nuk është normale, sigurisht ka debate politike dhe tone të ngritura, por gjuha e fyerjes, intimidimit për asnjërin person, aq më tepër kryeministrit tonë nuk i shkon përshtat. Fola, sepse edhe kryeministri me gjuhën e përdorur, kemi kundërshtuar se kjo nuk është normale. Unë dhe kolegët e mi nuk e kemi ofenduar, por e kemi kundërshtuar. Kjo ishte një sqarim. Ai është kryeministër, por ne jemi kolegë si deputetë në parlament, jemi njerëz para se të jemi politikanë. Debate e diskutime do ketë gjithmonë. U sqaruam se edhe kryeministri kishte keqkuptime, sikur kam ofenduar në drejtim të tij, por kjo nuk ishte e vërtetë, i thashë që mund ta verifikonte”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer