Gjendet i vdekur në makinë 39-vjeçari në Fier, dyshimet e policisë
39-vjeçari është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Daullas të Libofshës. Ai u gjet brenda makinës së tij tip “Volkswagen” dhe dyshohet se është vetëvrarë me arme zjarri, ndërkohë që banorët e zonës shprehen të habitur nga kjo ngjarje.
Ata pohojnë se zona e tyre është mjaft e qete dhe deri ne orën 8:00 te mëngjesit nuk kane parë asnjë makine . Banore te tjerë pohojnë se rreth orës 8:30 automjeti është pare i parkuar por nuk kane dëgjuar asnjë krisme arme. Për ta personi është i panjohur dhe nuk e kane pare me pare ne zone. Ndërkohe grupi i ekspertizës është duke kryer veprimet hetimore .
Rreth orës 11:20, në një automjet tip “Volkswagen”, të parkuar në anë të rrugës, në fshatin Daullas, është gjetur i pajetë, shtetasi J. B., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se 39-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet
- 12:24 Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
- 12:24 Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 12:18 “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës
- 12:09 Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS
- 11:51 U lanë të flinin në makinë në kulmin e të nxehtit, humbin jetën dy të mitur në Qipro
- 11:45 “Tullumbacja plasi në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur