Gjendet i vdekur në Prishtinë vëllai i “Unikkatilit”, po hetohen shkaqet
Rasti i vdekjes së Mentor Palokajt, vëllai i reperit të njohur Unikkatil, është hapur nga autoritetet si “hetim mbi vdekjen” pasi ai u gjet pa shenja jete më 2 mars në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Sipas informacioneve paraprake në trupin e të ndjerit nuk janë vërejtur lëndime të dukshme, por hetuesit po punojnë për të zbardhur shkaqet e vdekjes.
Në një komunikatë për mediat, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlora Ahmeti, njoftoi se rreth orës 18:00 të mbrëmjes, kishte ardhur informata për një person pa shenja jete. Ekipi mjekësor i pranishëm në vendngjarje konstatoi vdekjen, ndërsa hetuesit janë duke bashkëpunuar me prokurorin për të realizuar hetimin e plotë të ngjarjes.
Një informacion shtesë ka ardhur nga reperi Sadik Gjokaj, i njohur si “Kobra”, i cili konfirmoi lajmin e tronditshëm të vdekjes së vëllait të tij, Mentor Palokaj. Gjokaj shprehu pikëllim të thellë për humbjen dhe e quajti këtë ngjarje shokues.
Po ashtu, faqja në Facebook “Paloka Family, Gurakoc” shpërndau një postim ku u shpreh se vdekja e Mentorit ka lënë të pikëlluar të gjithë familjen.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, edhe anëtarët e tjerë të labelit TBA kanë shprehur reagimet e tyre të tronditura.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes, ndërkohë që priten detaje shtesë në orët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
- 09:22 Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
- 09:16 Pse Marc Cucurella nuk i lidh dhe nuk i pret kurrë flokët? Historia prekëse me të birin (VIDEO)
- 09:06 Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)
- 09:00 Rumania në gatishmëri të lartë, F-16 rrëzon dronin e dytë brenda pak orësh pas shkeljes së hapësirës ajrore