Gjendet në Portin e Durrësit 11-vjeçari i humbur ditën e djeshme në Tiranë

3 Mars 2026 | 11:53

Një 11-vjeçar, i zhdukur që nga dita e djeshme në zonën e Freskut në Tiranë, është gjetur këtë të martë në portin e Durrësit. Lajmi është konfirmuar për Euronews nga mamaja e djalit e cila thotë se është njoftuar nga vëllai i saj për gjetjen e të miturit.

“Më merr një grua në telefon dhe më thotë se djali im është parë në portin e Durrësit. Vëllai im shkoi menjëherë atje me policinë dhe e gjetën. Djali i tha asaj gruas se donte të shkonte në Kosovë, por ajo i tha: “Jo, do rrish këtu me ne.” Djali filloi të qante. Unë i pata thënë djalit se do ta dënoja për gabimin e bërë para disa ditësh, dhe se nuk do t’i jepja para për bukë, sepse kishte pirë një cigare në shkollë me një nxënës tjetër”, tha në dëshminë e saj pë Euronews, nëna e të miturit.

Kujtojmë që i mituri u pa për herë të fundit ditën e djeshme pranë shkollës “Androkli Kostallari” dhe, sipas informacionit paraprak, nuk është paraqitur në orët e mësimit. Mamaja e tij bëri denoncim në Komisariati Nr. 1 Tiranë, ndërsa fotoja e djalit iu dorëzua policisë për identifikim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Finalizohet operacioni i koduar “Implikimi”, për kapjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. 2 të ndaluarit, në kërkim nga Italia dhe Spanja, për trafikim/tregtim të...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026