Gjendet një person i pajetë brenda banesës së tij në Berat
Një 60-vjeçar nga lagjia “Çlirim” në qytetin e Beratit është gjetur sot pa shenja jete në banesën e tij.
Ai jetonte i vetëm në një pallat në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni” dhe prej 3-ditësh nuk po iu përgjigjej në telefon familjarëve, të cilët më pas kanë njoftuar Policinë.
Kanë qenë efektivët e Shërbimit Zjarrëfikës ata që kanë hyrë me shkallë nga ballkoni i banesës dhe e kanë gjetur 60-vjeçarin të shtrirë në krevat dhe pa shenja jete.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e Policisë, që po kryejnë procedurat e para hetimore. Sipas Policisë, dyshohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale pasi në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune, ndërkohë që nga të afërmit konfirmohet se ai kishte probleme me tensionin.
Trupi i pajetë i 60-vjeçarit u transportua drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do të kryhet autopsia mjeko-ligjore, që do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes së tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga krimi i organizuar te hetimet financiare, Braho: Masat e SPAK për zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit
Rama: Protesta ka rëndësinë e vet, por janë mbledhur zemërakët dhe dështakët e Shqipërisë
Kreu i SPAK prezanton raportin 2025: Bashkëpunimi ndërkombëtar, kyç në luftën kundër korrupsionit
- 10:51 Nga krimi i organizuar te hetimet financiare, Braho: Masat e SPAK për zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit
- 10:50 Rama: Shqipëria po zhvillon modelin e parë të AI për prokurimet publike, testimi synohet në 2027
- 10:49 “Irani është shuar plotësisht ushtarakish”, Trump: Ka rënë dakord për ‘gjithçka që na nevojitet’
- 10:25 Rama: Protesta ka rëndësinë e vet, por janë mbledhur zemërakët dhe dështakët e Shqipërisë
- 10:18 Kreu i SPAK prezanton raportin 2025: Bashkëpunimi ndërkombëtar, kyç në luftën kundër korrupsionit
- 09:52 Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu. Rrëzohet dhe qeveria