Gjenerali amerikan, Clark nis dëshminë në mbrojtje të Thaçit në Hagë

18 Nëntor 2025 | 10:27

Wesley Clark, dëshmitari i fundit i mbrojtjes së ish-presidentit, Hashim Thaçit po dëshmon këtë javë në seancën gjyqësore ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Clark dje shpalosi planin që kishte hartuar për fushatën ajrore të NATO-së.

“Së pari duhet të merrja leje për të hartuar një plan të NATO-së i takonte që shumë asete  dhe zëra të SHBA do të ishin pjesë e këtij plani. Filloi me një ide që do të demonstronte kompetencën dhe fuqinë e SHBA  për të vijuar me sulmet mbi Serbinë dhe kishte një lloj zhvillimi nëse ky spastrim do të vazhdonte më tej atëherë  ne do të vazhdonim me fushata bombarduese në Kosovë dhe nëçoftëse Millosheviq nuk do të bindej atëherë ne do të vazhdonin me bombardime në Serbi, dhe nëse as kjo nuk do të funksiononte kishim opsione për të shkuar në rrugë tokësore”, tha ai.

Në një intervistë për KosovaPress të dhënë në vitin 2021 gjenerali Clark ka thënë se është krenar për popullin e Kosovës i cili luftoi për lirinë e tij dhe këmbënguli për të krijuar qeveri demokratike.

Ai ka rrëfyer edhe nismën e fushatës së NATO-s për të ndërhyrë në luftën që Serbia po bënte në Kosovë. Clark foli edhe se a është e mundur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Wesley Clark është një gjeneral amerikan në pension i cili tashmë është një emër në historinë e luftës humanitare. Ai udhëhoqi bombardimet e NATO-s ndaj njësive ushtarake dhe policore Jugosllave, gjë që rezultoi me kapitullimin e ish-diktatorit, Sllobodan Millosheviç, i cili u detyrua të nënshkruajë një marrëveshje teknike ushtarake në Kumanovë për të lejuar paqeruajtësit e NATO-s të hynin në Kosovë. Gjenerali Clark konsiderohet si hero nga populli i Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit

Dy drejtues mjetesh lundruese janë gjobitur këtë të martë nga autoritetet në Vlorë. Mësohet se masa administrative u vendos ndaj tyre pasi, dy drejtusit rrrezikuan...
16:53 | 14/07/2026

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026