Gjenerali: Transformimi i FSK-së përfshin mbrojtje kundra-ajrore dhe dronët “Kamikaz”
Duke folur në një lidhje live për emisionin Balkan Talks, gjenerali Esat Çollaku komentoi sfidat dhe planet e Forcës së Sigurisë së Kosovës për transformimin e saj drejt një ushtrie moderne. Ai nënvizoi nevojën për përmirësimin e mbrojtjes kundra-ajrore të Kosovës dhe rolin që do të kenë dronet në stërvitjet e ardhshme të përbashkëta me vendet e rajonit dhe NATO-n.
Gjenerali theksoi se transformimi i plotë i FSK-së parashikohet të përfundojë deri në vitin 2028, duke i dhënë Kosovës kapacitete të avancuara ajrore, tokësore dhe taktike. Ai shtoi se dronët, veçanërisht ato tip “Kamikaz”, do të jenë pjesë e strategjisë së mbrojtjes dhe një instrument i rëndësishëm për përmirësimin e kapaciteteve operative të shtetit të Kosovës.
“FSK-ja të transformohet plotësisht deri më 2028-ën. Duhet të kompletohet dhe të transformohet në ushtrinë moderne të shtetit të Kosovës. Megjithatë, në stërvitjen e parë që do të ndodhë, dihet mirë se Kosova me çfarë mund të marrë pjesë, dhe faktikisht ka të përcaktuar se çfarë i lejohet nga NATO të marrë pjesë në këto stërvitje. Natyrisht, po të mos ishte kështu, nuk do të ndodhte. Kur flasim për stërvitjen e përbashkët, Kroacia do të marrë pjesë edhe me flotën detare dhe flotën ajrore, kurse Shqipëria dhe Kosova do të marrin pjesë në ushtrinë tokësore, sidomos në pjesën e sulmeve të vogla dhe mbrojtjes së mëdha.Ushtria kroate, siç e dini, përveç aviacionit, ka një mbrojtje kundra-ajrore jashtëzakonisht të avancuar. Ka të gjitha brigadat e motorizuara shumë të afta, prodhon vetë dronë, dhe inteligjenca e saj ushtarake është shumë më e avancuar. Kjo është një avantazh edhe për shtetet tona, Shqipërinë dhe Kosovën, sepse ndodhen në NATO dhe investimi i jashtëzakonshëm, sidomos me ardhjen e ministrit Anosiç, ka bërë që kapacitetet të rriten ndjeshëm. Kosova ka një problem shumë të madh, sepse nuk ka akoma një mbrojtje të plotë ajrore. Në parlamentin e Kosovës, kryeministri Kurti premtoi 1 miliard euro investim në ushtrinë e Kosovës, ku besoj se investimi i radhës do të jetë pikërisht mbrojtja kundra-ajrore. Deri tani janë bërë avancime të mëdha në artileri dhe në luftën antitank. Natyrisht, edhe me blerjen e droneve, veçanërisht Kamikaz, Kosova ka bërë një lëvizje të rëndësishme, siç ka prezantuar vetë qeveria e Kurtit”, tha ai.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 17:00 I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa
- 16:53 Gennaro Gattuso është trajneri i ri Lacios
- 16:43 Putin paralajmëron Perëndimin: Çdo sulm ndaj Rusisë do të marrë përgjigje
- 16:40 Spanja ashpërson rregullat për skuterët elektrikë
- 16:37 Turqi, 233 të arrestuar në operacionet kundër organizatave terroriste
- 16:30 40 të vdekur nga të nxehtit brenda pesë ditësh në Francë