Gjenocidi, termi që ndan politikanët për luftën në Ukrainë

15 Prill 2022 | 11:17

Hetuesit ndërkombëtarë, përfshirë një ekip francez, po dokumentojnë krimet e supozuara të luftës të kryera nga trupat ruse në pjesë të ndryshme të Ukrainës.

Disa liderë, si presidenti amerikan Joe Biden, besojnë se Rusia po kryen gjenocid. Por për presidentin francez Emmanuel Macron, fjala gjenocid duhet të përdoret në bazë të dhënave. Dhe ekspertët theksojnë se “gjenocidi” është shumë i vështirë për t’u provuar.

“Fjala gjenocid ka një kuptim dhe ky term sot duhet të përcaktohet  ligjërisht dhe jo nga politikanët”, tha Macron.

“Krimi i gjenocidit është shumë i vështirë për t’u vërtetuar sepse duhet të provosh qëllimin specifik. Kur presidenti Joe Biden tha se në Ukrainë po kryhet gjenocid, unë mendoj se ato fjalë kanë më forcë si një deklaratë politike. Dhe sigurisht pasqyron disa nga tendencat dhe raportet shqetësuese që po marrim nga Ukraina. Por nuk besoj se është bërë në bazë të ndonjë përcaktimi zyrtar që ka kryer qeveria amerikane”, thotë Gisso Nia, juriste për të Drejtat e Njeriut.

Në fakt, Gjykata Penale Ndërkombëtare është e kujdesshme dhe për momentin flet për “indikacione” se janë kryer krime.

“Siç kam thënë kur kam paraqitur dosjet në gjykatë më 2 mars, brenda juridiksionit të gjykatës ne kemi arsye të për të besuar se janë kryer krime”, shprehet Karim Khan, Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Qeveria ukrainase beson se ndërsa arrijnë të “çlirojnë” më shumë territore, më shumë krime do të dalin në pah. Rusia akuzon drejtësinë ndërkombëtare si ‘të njëanshme’ dhe ukrainasit për vrasjen e civilëve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026