Gjermania e nis me humbje, Spanja likuidon Bullgarinë në transfertë
Në letër ka kundërshtarët më të lehtë në grup, por Gjermania nuk e nisi si duhet fushatën kualifikuese drejt Kupës së Botës, ku për çudi u mposht nga Sllovakia, në një ndeshje jo në ritmin e duhur nga panzerat. Pavarësisht dominimit, miqtë e patën të pamundur të gjejnë golin, me sllovakët që goditën në dy momente dhe shënuan nga një gol për secilën pjesë.
Në minutën e 42’ Hancko zhbllokoi shifrat dhe aty pritej të vinte reagimi i gjermanëve, por që nuk ndodhi, pasi sapo nisi pjesa e dytë Strelec dyfishoi rezultatin. Në vijim nuk ndodhi më asgjë, me panzerat që e nisin me humbje fazën kualifikuese. Në krye të grupit qëndron Irlanda e Veriut, që mposhti Luksemburgun në ndeshjen e parë.
Fitore regjistruan Spanja, Belgjika, Turqia dhe Uellsi. Kampionët e Evropës kaluan pa probleme pengesën Bullgari duke shënuar 3 herë që në pjesën e parë me Oyarzabal, Merino e Cucurella. Belgjika likuidoi Lihtenshtejnin në shifrat 0-6 në një përballje pa histori, ndërsa ky është triumfi i dytë në 3 javë për djajtë. Holandë-Poloni dhe Lituani-Maltë ishin sfidat e vetme të cilat nuk prodhuan fitues.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 08:21 Protesta qytetare, Rama publikon videon: Tirana e lirive të barabarta dhe shijeve të ndryshme për kohën e lirë
- 08:12 Tërmetet në Venezuelë, shpëtohet pas 6 ditësh nën rrënoja një fëmijë trevjeçar
- 08:02 Zyrtari i lartë amerikan: Këceva nga gëzimi kur Irani u eliminua nga Kupa e Botës
- 07:49 Franca “shkatërron” Suedinë 3-0, siguron kualifikimin në raundin e 16-të të Botërorit
- 07:42 Raporti Financiar 2025: Donald Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
- 07:36 Rrëzohet vendimi i Trumpit, Gjykata Supreme: Fëmijët e lindur në SHBA do të marrin shtetësinë direkte