Gjermania konfirmon se biseda sekrete për Ukrainën është përgjuar

2 Mars 2024 | 18:55

Zëdhënësja e Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, e ka konfirmuar të shtunën se një bisedë sekrete e forcës ajrore gjermane për Ukrainën është përgjuar.

“Sipas vlerësimeve tona, një bisedë e forcës ajrore është përgjuar. Aktualisht nuk mund të themi nëse janë ndryshuar disa pjesë të versionit që po qarkullon në rrjetet sociale”, ka thënë kjo zëdhënëse për agjencinë e lajmeve AFP.

Shefja e kanalit televiziv rus RT, të mbështetur prej shtetit, Margarita Simonyan, e ka publikuar të premten një audio-incizim prej 38 minutave, duke thënë se në të dëgjohen zyrtarët gjermanë duke diskutuar për sulme kundër Krimesë, gadishullit ukrainas të aneksuar prej Rusisë më 2014.

Në incizim dëgjohen diskutime për mundësinë që forcat ukrainase t’i përdorin raketat gjermane Taurus dhe për ndikimin e tyre potencial.

Diskutime ka edhe për shënjestrim me raketa të disa objektivave sikurse një urë që lidh Krimenë me tokën ruse, përmes Ngushticës së Kërçit.

Ekspertët e konsultuar prej revistës Der Spiegel kanë thënë se besojnë që incizimi është autentik.

Kievi kërkon që një kohë prej Gjermanisë që t’i dërgojë raketa Taurus, të cilat mund të godasin një shënjestër deri në 500 kilometra larg.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka refuzuar që të dorëzojë raketat e tilla, me frikën e përshkallëzimit të konfliktit.

“Nëse kjo gjë është e vërtetë, është shumë problematike”, ka thënë politikani i Partisë së Gjelbër Konstantin von Notz për transmetuesin RND.

Sipas gazetës Der Spiegel, videkonferenca nuk është mbajtur në një rrjet sekret të brendshëm ushtarak, por në platformën WebEx.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026