Gjermania mposht Luksemburgun dhe merr kreun e grupit, Depay shpëton Holandën

15 Nëntor 2025 | 15:13

E nisi në mënyrën e gabuar, por më pas ia doli të përmbysë gjithçka dhe të marrë kreun e grupit por Gjermania po bën detyrën ndaj çdo kundërshtari, ku i fundit ishte Luksemburgu.

Panzerat zhvilluan një paraqitje të kënaqshme, ku ndryshe nga sa jemi mësuar, shënuan vetëm dy herë në portën e kundërshtarit.

Heroi i gjermanëve ishte Nick Woltemade, i cili realizoi dopietë në fraksionin e dytë ndërsa katër herë kampionët e botës shpërdoruan disa mundësi të mira shënimi.

Në të njëjtin grup, Sllovakia bëri detyrën ndaj Irlandës së Veriut, të cilën e mposhti me rezultat minimal.

Sllovakia ka 12 pikë dhe renditet e dyta, po aq sa Gjermania kryesuese, ndërsa ndeshjen e fundit përballen së bashku.

Në grupin L, Kroacia blindoi vendin e parë dhe numëron 19 pikë, teksa të premten mori fitoren e radhës ndaj Ishujve Faroe me golat e Gvardiol, Musa dhe Vlasic ndërsa në vendin e dytë qëndron Çekia me 13 pikë.

Memphis Depay shmangu humbjen e Holandës në transfertën me Poloninë, përballje e cila mund të kishte përfunduar më keq për tulipanët, të cilët u ndëshkuan në minutën e 43’, kur Kaminski kaloi përpara të tijët.

Me nisjen të pjesës së dytë, Depay riktheu barazpeshën, por Holanda nuk mundi të përmbyste rezultatin, edhe pse krijoi shanset e saj.

Në ndeshjen e fundit të grupit, Polonia udhëton drejt Maltës, ndërsa Holanda pret Lituaninë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026