“Gjest kalorësiak”, Iljazaj: Analizon dorëheqjen e Alibeajt nga drejtimi i PD

17 Maj 2023 | 22:24

Analisti Ervis Iljazaj tha se Enkelejd Alibeaj, me dorëheqjen nga posti i drejtuesit të komanduar të Partisë Demokratike, ka bërë një gjest kalorësiak.

I ftuar në “Now”, në Euronews Albania ai tha se Alibeajt gjithsesi i mbaronte mandati, pasi sipas marrëveshjes ai do të ishte në krye të drejtimit të PD deri në zgjedhjet e ardhshme, por megjithatë fakti që ai mbajti përgjegjësinë e humbjes së zgjedhjeve është për t’u vlerësuar.

“Enkelejd Alibeaj bëri atë për aq sa kishte marrë mandat. Kur u caktua si drejtues i PD, kishte afat deri në zgjedhjet lokale. Këtë vendim ka marrë kryesia e atëhershme, që Enkelejd Alibeaj të drejtonte PD-në deri në zgjedhjet lokale.

Unë mendoj se është edhe një gjest kalorësiak, në kuptimin që ai nuk u zgjodh nga kryetarët, nuk ishte kryetar i partisë, përgjegjësinë që kishte për ta çuar PD-në në zgjedhje dhe për të rezistuar ndaj betejës me foltoren e bëri dhe e çoi deri këtu. Në këtë moment që mbaroi, ai e ka thënë e më parë që PD duhet të bëjë zgjedhje e të riformohet. Alibeaj ka qenë koherentë në qëndrimet e tij”,-tha Ervis Iljazaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026