Gjiknuri ironizon protestën: Sikur po vjen pleqësia e BE për gjaqet tona
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha në “Now me Erla Mëhillin” se protesta e opozitës në të njëjtën ditë me samitin mund të paralelizohet me shprehjen “lëvizja gjithçka, qëllimi asgjë”.
Sipas tij, nuk ka asnjë arsye se përse protesta të mbahet më 6 dhjetor, po të njëjtën ditë kur liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Tiranë.
“Veprimi politik po ta kalkulosh, përtej anës qesharake që nuk ja heq njeri sepse është tipike e tillë sepse nuk mund të protestosh, doli dhe me sloganin ‘protestoj pro Europës’, nga pikëpamja politike nuk fiton asgjë, përkundrazi identifikohet si një njeri që edhe këtë event që është në të mirë të Ballkanit dhe që zhvillohet në Tiranë do ta bëjë pis,” – u shpreh Gjinkuri.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së ironizoi protestën duke thënë se duket sikur pleqësia e BE-së po vjen për t’u marrë me gjaqet tona, ndërsa nënvizoi se Berisha e vetmja gjë që fiton është të duket se është gjallë.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 07:33 Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës