Gjiknuri: Sot nxjerrim emrin e presidentit të ri, do jetë dinjitioz

3 Qershor 2022 | 10:55

Sot pritet të bëhet publik kandidati që Partia Socialiste do të propozojë dhe mesa duket do të votojë për president të republikës.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat e cilësoi paaftësi të opozitës për të diskutuar emrat, refuzimin për t’u bërë pjesë e procesi ndërsa theksoi se kandidati i PS do të jetë dinjitoz.

“Një nga defektet që do ia vendosja në dukje opozitës, është që ishte e paaftë për të diskutuar emra. Për aq kohë sa jemi pjesë një forumi të lartë të PS, aty do të diskutohen të gjitha emrat. Mos u bëni të padurueshëm. Ost pasdite do të mësoni edhe kandidatin që jam i bindur që do të jetë shumë dinjitoz që do ta bëjë siç duhet detyrën e presidentit dhe jo modelin që kemi parë gjatë këtyre ditëve”, tha Gjiknuri.

Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet sot në orën 17:00 për të diskutuar për kandidaturat për kreun e shtetit.

Tre raundet e para për zgjedhjen e kreut të shtetit dështuan, pasi mazhoranca dhe opozita nuk dorëzuan asnjë kandidat. Në raundin që do të mbahet nesër zgjedhja e kreut të shtetit bëhet me 71 vota.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026