Gjimnazi feston 100 vjetorin, cila është shkolla ku kanë studiuar Kadare dhe Agolli
100-vjetori i çeljes së gjimnazit “Asim Zeneli” në qytetin e Gjirokastrës po kremtohet me një sërë aktivitetesh, të cilat kanë në qendër historikun dhe kontributin në vite të kësaj shkolle me traditë jo vetëm për zonën e Gjirokastrës por edhe në rang kombëtar.
Në vitin 1923 u çel Liceu Francez i Gjirokastrës që me kalimin e viteve mori profilin e një shkolle të mesme ku studionin nxënës nga rajoni i Gjirokastrës dhe më gjerë.
Në vite ky gjimnaz ka nxjerrë profesionistë në fusha të ndryshme ndërsa në bangat e tij kanë mësuar emra të tillë si Ismail Kadare apo edhe Dritëro Agolli.
“Shumë dmocione, shumë mbresa, unë falënderoj në radhs të parë ata njerëz që më besuan mua të isha mësuese e fizikës ns shkollë të mesme, në këtë gjimnaz ishte privilegj i madh, përshëndes dhe të gjithë nxënësit, të cilët më kanë respektuar dhe falë punës së tyre ne arritëm ato rezultate që bëmë historinë e gjimnazit”, është shprehur ish-mësuesja Zana Demo.
“Është nje shkollë ku u rritëm, u mësuam, u edukuam, Kjo shkollë ka nxjerrë plejada intelektualësh nga më të mëdhenjtë kufijtë e të cilëve kanë kaluar edhe kufijtë e vendit, qoftë në politikë, letërsi, inxhinjeri, sport, art”, është shprehur ish-nxënësi Vaskë Karanxha.
“Emocion i papërshkruar në fakt sepse në këto shkallë janë ngjitur mijëra e mijëra nxënës, breza të tërë” 0.01-0.07”, është shprehur ish-mësuesjna Silvana Xuhano.
“Ky gjimnaz mbeti një burim i pashtershëm brezash të tërë, njerëzish, specialistesh, intelektualësh në të gjitha fushat e jetës, fakti është që jo vetëm për Gjirokastrën por për të gjithë arsimin në Shqipëri duhet një kujdes më i madh”, është shprehur ish-drejtori Zeman Tena.
“Ndihem e privilegjuar që jam drejtoresha e 100 vjetorit të gjimnazit por nga ana tjetër, unë kam një përgjegjësi shumë të madhe sepse janë plejada, emra mësuesish, drejtuesish por edhe nxënësish të cilët kanë lënë gjurmë”, është shprehur drejtoresha e gjimnazit, Alma Malaj.
Aktivitetet në 100-vjetorin e këtij gjimnazi do të zgjasin përgjatë gjithë kësaj jave duke gjallëruar Gjirokastrën në këtë atmosferë të Festave të Nëntorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
- 11:06 Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s
- 10:53 U merrte lekët qytetarëve dhe nuk ua riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet
- 10:19 Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella