“Gjimshiti, mungesë e madhe”- Pajaziti e Ajeti flasin përpara Nations League

7 Tetor 2024 | 14:02

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Tiranë, ku do të vijojnë përgatitjet për dy sfidat ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë në Ligën e Kombeve. Të hënën, në konferencën e zakonshme për shtyp, folën dy futbollistë: Arlind Ajeti, një lojtar me përvojë, dhe Adrion Pajaziti, mesfushori i talentuar i Fulham, i thirrur për herë të parë në kombëtare.

“Besoj se jam shumë gati, pasi jam në formë të mirë. Kam pasur një parasezon shumë të suksesshëm me Fulham. Kam luajtur ndeshje dhe kam shënuar gola. Tani që jam huazuar në Kroaci, ndihem në formë të mirë fizikisht dhe kam shumë besim te vetja. Po të më jepet shansi, jam gati.”, tha Pajaziti.

Pajaziti gjithashtu foli për modelin që dëshiron të ndjekë në kombëtare.

“E kam parë në Youtube. Ai [Demollari] është një legjendë e Shqipërisë dhe ndihem mirë kur dëgjoj këto komplimente. Do të përpiqem edhe unë të bëhem një legjendë si ai”, tha Pajaziti.

Nga ana tjetër, mbrojtësi që luan në Superligën turke, Arlind Ajeti, analizoi ndeshjet e radhës dhe theksoi mungesën e kapitenit Berat Gjimshiti si një goditje të madhe për ekipin.

“Gjimshiti do të jetë një mungesë e madhe për ne, si lojtar dhe si person, sepse ai gjithmonë ka fjalë të mira për të gjithë lojtarët dhe për të rinjtë. Për sa i përket formacionit, këtë e di trajneri, dhe ne të gjithë jemi gati. Nuk ka rëndësi kush luan, rëndësi ka vetëm që kombëtarja të fitojë”, Ajeti.

Kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, nuk do të jetë pjesë e grumbullimit për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, ndërsa lista e ekipit do të qëndrojë me 23 lojtarë, sipas kërkesës së trajnerit Sylvinho.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026