Gjimshiti: Nuk është vetëm puna ime të ndal Kane, mbrohemi dhe sulmojmë si skuadër
Një ditë para ndeshjes së fundit të fazës së grupeve të kualifikimeve për Botërorin, që do të luhet të dielën në orën 18:00 në Tiranë, kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, mbajti një konferencë për shtyp së bashku me trajnerin Sylvinho.
Rezultati i ndeshjes nuk ndikon në renditje, pasi Anglia ka siguruar kualifikimin si vendi i parë, ndërsa Shqipëria, e renditur e dyta, ka siguruar play-off-in duke kaluar Serbinë. Megjithatë, Gjimshiti theksoi se skuadra do të hyjë në fushë për të marrë tri pikët.
“Do jetë një ndeshje si të gjitha kualifikueset, do japim maksimumin. Edhe pse kemi arritur play-off-in, kjo mbetet një lojë e vështirë, ndaj do japim gjithçka për t’i vënë në vështirësi kundërshtarët,” tha Gjimshiti.
Kapiteni theksoi gjithashtu rëndësinë e lojës si skuadër: “Nuk është vetëm puna ime të ndal Kane. Ne mbrohemi si skuadër, sulmojmë si skuadër dhe të 11 lojtarët duhet të japin maksimumin. Synimi ynë është të shënojmë dhe të bëjmë një ndeshje të fortë, pa u fokusuar vetëm tek një lojtar.”
Ai shtoi se skuadra shqiptare është e organizuar dhe e përgatitur për të përballuar lojtarët më të mirë të Anglisë: “Kane lëviz shumë dhe merr topin kudo, është i fortë dhe ka shumë kualitet. Foden gjithashtu është i lëvizshëm dhe duhet të jemi të kujdesshëm në përplasjet në fushë.”
Gjimshiti konfirmoi se fokusimi kryesor i skuadrës mbetet Anglia, ndërsa për play-off-in dhe kundërshtarin e ardhshëm do të mendohet pas përfundimit të kësaj ndeshjeje.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr masiv në Porto Palermo
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi
- 11:13 Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
- 10:44 Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 10:43 Zyrtari i Emirateve të Bashkuara Arabe: Sulmet e Iranit, shenjë se janë të paaftë të angazhohen për uljen e tensioneve
- 10:35 Trump kritika ndaj Iranit: Të këqinj dhe të sëmurë, shkelën armëpushimin
- 10:25 Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
- 10:12 I shoqëruar nga ministrat Hoxha dhe Nufi, Rama mbërrin në Samitin e NATO-s. Takim me Rutte (VIDEO)