“Fola me Armando Brojën, ishte i…”, Sylvinho shpjegon videon virale të sulmuesit
Trajneri i kombëtares, Sylvinho, dhe kapiteni Gjimshiti dolën në një konferencë për shtyp një ditë përpara sfidës me Anglinë, duke folur edhe për fitoren ndaj Andorrës.
Trajneri Sylvinho u ndal tek episodi me Brojën pas ndeshjes, ku lojtari shfaqej i mërzitur, dhe theksoi se kishte biseduar me të, gjithçka ishte zgjidhur dhe thjesht Armando ishte i zhgënjyer.
“Ishte një ndeshje e vështirë, Andorra është një skuadër e fortë për tu mundur në shtëpi. Ndaj Anglisë humbëm 0-1, po ashtu e prisnim që të mbronin me zemër. Sa i përket Brojës, fola me të dhe me grupin, dhe ai moment u zgjidh. Ai ishte i zhgënjyer pas ndeshjes, por tani është një moment i bukur për të gjithë, jemi në play-off dhe le ta shijojmë. Nesër na pret një ndeshje e vështirë, por le ta shijojmë,” tha Sylvinho.
“Broja ka bërë mirë në disa ndeshje, me Serbinë. Nuk është fokusi te performanca në pozicionin e vet, por disa lojtarë ekuilibrojnë ekipin, krijojnë balancë për skuadrën. Nuk fokusohemi dot vetëm në një aspekt, por nga difensiva në ofensivë. Sigurisht nëse një lojtar tjetër bën pozicion tjetër do të provohet, si Uzuni që luan në krah, djathtas, majtas. Nëse dikush nuk bën mirë, do të largohet. Kaq kam për të thënë për këtë”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
- 09:58 I veshur sportiv, Macron vrapon në rrugët e Ankarasë përpara samitit të NATO-s. Përshëndet kalimtarët (VIDEO)
- 09:58 Operacion kundra lojërave të fatit në Fushë-Krujë, arrestohen 3 persona mes tyre një polic
- 09:42 Trafiku i 8 tonëve drogë nga Amerika Latine, SPAK dërgon për gjykim 15 të pandehurit
- 09:37 Sulme amerikane ndaj Iranit, Trump u konsultua me këshilltarët e tij në Turqi përpara se të merrte vendimin
- 09:29 Prokurorët francezë nisin hetimet për sulmin racist ndaj Kylian Mbappe nga senatorja paraguaiane
- 09:17 Rama reagon sërish pë 4 mln euro që qeveria dha për koncertin e Kaney West: E bëmë që mos të turpërojmë Shqipërinë