Gjinekologu: Prindër të paaftë në Shqipëri, kanë vetëm aftësi për të “pjellë”

26 Qershor 2023 | 07:40

Një 23-vjeçar nga Mallakastra është arrestuar pak ditë më parë pasi dyshohet se ka lënë shtatzënë një 12-vjeçare nga Përmeti.

Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë kur i riu ka pasur raporte intime me 12- vjeçaren.

Shkëlqim Balili, obstetër gjinekolog tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se një pjesë të fajit në këto raste e kanë prindërit e fëmijës.

Sipas tij, prindërit duhet të flasin hapur me fëmijët për marrëdhëniet seksuale duke nisur nga mosha 5-vjeçare.

“Në Shqipëri prindërit i kemi të paaftë, kanë aftësi vetëm për të pjellë dhe pastaj prindërit nuk flasin. Nëse një babai i thotë fëmijë mos po duhan dhe ai pi, ka marrë fund. Fëmija ka memorie vizuale, tregon neglizhencë. Kemi familje jo të shëndoshë, duhet të gjithë prindërit në Shqipëri, është urgjencë, në mënyrë të qartë dhe të plotë duhet të flasin për marrëdhëniet seksuale me fëmijët, dhe kjo fillon 5-7 vjeç”, tha mjeku.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024