Gjirokastër/ 50 pilotë nga e gjithë bota do të garojnë në sportet e ajrit

6 Tetor 2023 | 18:08

Gjiro Open Air”, një event  i cili startoi  ditën e premte në aerodromin e Gjirokastër krahas nxitjes së sporteve të ajrit synon edhe tërheqjen e turistëve.

Në garë marrin pjesë rreth 45 parashutistë nga vende të ndryshme të botës që realizojnë fluturime në kategori të ndryshme të sporteve të ajrit parashutë dhe paramotor. Aktiviteti organizohet nga Federata e Aeronautikës.

“Kur kemi më të mirët e Kinës, kemi nga Sllovenia, kemi nga Kroacia, kemi nga Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, kemi Rumaninë, polakët, bullgarët, spanjollë, këta janë pilotë potencial për tu kthyer në turistë në të ardhmen dhe janë kthyer në Gjirokastër dhe në Shqipëri pasi tashmë në këto aktivitete vihet familjarisht, nuk janë më thjesht pilotë që vijnë në gara por ka aktivitete turistike sportive”-tha Artion Vetro, Sekretar i Federatës së Aeronautikës.

“Vij nga Kosova, qyteti im Prishtina këtu është hera e dytë që vijmë në aeroportin e Gjirokastrës për gara, kjo është pak më e veçantë sepse është gara që bën pjesë në garat europiane dhe ka pilota prej Ballkanit dhe Europës dhe është gjë e mirë aë në vendin tonë Shqipërinë të jesh në mesin e shumë pilotëve të tjerë të botës dhe ata të shohin bukuritë tona natyrore që i kemi”- u shpreh pilotja kosovare.

“Është një aktivitet fantastik , është gjë e bukur të garosh këtu në Gjirokastër, është hera e dytë që jam këtu dhe jam me të vërtetë e kënaqur”-theksoi një tjetër pilote.

Përgjatë këtij viti në aeroportin e Gjirokastrës janë organizuar aktivitete të shumta duke qenë një atraksion sportiv dhe turistik.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026