Gjirokastër| AMP arreston një punonjës policie dhe pezullon dy të tjerë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër), ka arrestuar një punonjës policie dhe ka pezulluar dy të tjerë për shkelje ligjore.
Inspektori me iniciale S. K., punonjës i policisë kufitare në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Gjirokastër, është arrestuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Inspektori, duke drejtuar një automjet tip “Seat”, është përplasur me një makinë tjetër, duke shkaktuar dëmtime te pasagjerët e mjetit tjetër, të cilët fatmirësisht, pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Testi i alkoolit tregoi se Inspektori ishte nën efektin e pijeve alkoolike në momentin e aksidentit.
Ndërkohë, Agjencia ka pezulluar nga detyra edhe dy punonjës të tjerë të policisë, Inspektorët me iniciale L. K. dhe O. B., që shërbenin si Ndihmës Kontrollorë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë. Masat e pezullimit janë ekzekutuar sipas vendimit të Gjykatës në Gjirokastër, me akuzën “Shpërdorim i detyrës”.
Hetimet kanë zbuluar se dy inspektorët dyshohen për lejimin e kalimit të një automjeti të markës “Toyota Avensis” në territorin shqiptar pa dokumentacionin e nevojshëm, duke shmangur procedurat ligjore dhe duke lehtësuar trafikimin.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rasteve dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona