Arratisja e 2 personave nga Policia e Elbasanit, arrestohet 1 efektiv, pezullohen 3
Në kuadër të veprimeve hetimore lidhur me arratisjen e dy të arrestuarëve nga Komisariati i Policisë Elbasan, AMP ka arrestuar inspektorin Dhimitër Doka, trupë shërbimi vend roje në Komisariatin e Policisë Elbasan, për shpërdorim të detyrës, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë edhe inspektorët Avni Hamzallari dhe Azem Bardhi, për të njëjtën vepër penale.
Po ashtu janë pezulluar 3 efektivë të tjerë pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e cila vendosi caktimin e masës së sigurisë:
“Pezullim i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik” për punonjësit e policisë, të cilët dyshohet se nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme për të parandaluar arratisjen e shtetasve Nazmi Liçi dhe Ervis Peqini të cilët ishin arrestuar për vjedhje me dhunë dhe ndodheshin në dhomat e sigurisë të Komisariatit të Elbasanit.
Punonjësit e pezulluar janë:
➡️ N/Komisar Theofan Telo, Specialist për rendin në Komisariatin e Policisë Elbasan
➡️ Inspektor Andeta Liçi, Ndihmës Specialiste në Zyrën e Informacionit, Komisariati i Policisë Elbasan
➡️ Inspektor Avni Bahja, Përgjegjës i dhomave të sigurisë pranë DVP Elbasan
AMP ka theksuar se hetimet vijojnë për të zbardhur përgjegjësitë e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik