‘Gjithçka vendoset këtë verë’/ Borell: Moska do të intensifikojë sulmet

19 Mars 2024 | 17:25

“Gjithçka do të vendoset këtë verë”. Kështu ka deklaruar Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell lidhur me luftën në Ukrainë, gjatë një takimi me shtypin evropian.

Sipas Borrell, sezoni veror që po afron do të jetë kritik. “Rusia po godet pozicionet e ukrainasve çdo ditë për t’i dobësuar dhe kur të vijë vera është e sigurt se ajo do të intensifikojë aktivitetin ushtarak”, ka thënë Borrell.

Ai ka theksuar gjithashtu se, është e pamundur të përçash linjat ushtarake ruse pa një mbështetje të fortë.

“Kur do të mbërrijnë avionët “F-16”? A do t’i japim raketat me rreze të gjatë veprimi? Për momentin Gjermania ka thënë jo, por kush e di. Ajo ka thënë jo në çdo hap, edhe për tanket “Leopard” apo raketat “Patriot”. Sa më takon mua, unë duhet të punoj në mbështetje të Kievit në muajt e ardhshëm”, ka thënë Borrell.

Ndërkohë, në komunikimin e fundit, Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se gjatë avancimit të tyre, trupat ruse kanë marrë nën kontroll një tjetër qendër të banuar në anën ukrainase të Donbasit, Orlovka, në afërsi të qytetit strategjik të Avdivkës.

Po ashtu, autoritetet ruse në rajonin Belgorod kanë vendosur të evakuojnë rreth 9 mijë fëmijë drejt rajoneve të tjera, për shkak të bombardimeve të vazhdueshme ukrainase.

Sipas burimeve ruse, vetëm në javën e fundit 16 persona janë vrarë dhe 98 janë plagosur nga sulmet ukrainase.

“Vetëm të martën janë goditur një spital dhe një shkollë, pa shkaktuar viktima”, kanë shtuar zyrtarët rusë. 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026

Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhageni, është shpallur për të dytin vit radhazi qyteti më i jetueshëm në botë, sipas Indeksit Global të Jetëshmërisë 2026 të Njësisë...
18:06 | 25/07/2026

Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë

Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për një sulm gjatë natës në një zonë turistike në rajonin e Zaporizhias, nën kontrollin e Moskës, ku sipas tyre...
17:22 | 25/07/2026

Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur

Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes...
17:10 | 25/07/2026