“Gjithmonë vdesin të pafajshëm”, izraeliti: Hamasi, “lavazh truri” palestinezëve
“45 njerëz janë vrarë, por kjo është luftë. Gjithmonë ka njerëz të pafajshëm që vdesin sidomos kur përfshihen organizata terroriste”, kështu tha David Barr i ftuar në “Good Morning Albanians” këtë të enjte.
Sipas tij është e vërtetë që në sulmin e bërë në kampin “e sigurt” në Rafah vdiqën 45 persona, por e justifikon vrasjen e tyre duke thënë se mes civilëve, të cilët siç raportojnë mediat ndërkombëtare ishin kryesisht gra e fëmijë, ishin edhe dy komandantë të Hamasit.
Barr tha gjithashtu se vërtet po merren jetë të pafajshme, por një gjë e tillë ndodh në çdo luftë. Sipas tij, është Hamasi ai që donte që një gjë e tillë të ndodhte. Izraeliti tha se organizata e Hamasit i ka bërë “lavazh truri popullit të palestinës dhe ka mësuar edhe fëmijët që të vrasin fqinjët e tyre.
“Nuk ka asnjë ushtri në botë që bën një luftë me baza morale. Njerëzit vriten, ne kemi armiq. Ky është realiteti. Hamasi e donte këtë. Hamasi i ka bërë lavazh truri njerëzve në Palestinë. I ka mësuar fëmijët nga mosha 1-4 vjeç që duhet të vrasin fqinjët e tyre”,-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Italia pas sulmeve izraelite në Gaza: Dhuna ndaj civilëve s’mund të justifikohet më
- “Gjenocidi në Gaza, më i pashembullti në histori”, eksperti: U hodh bomba 2000 kg…
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë