GJKKO rrëzon sërish SPAK, gjyqtarja që liroi Malltezin nuk përjashtohet
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i ankimimit të Jamarbër Malltezit i cili kërkon heqjen e masës së sigurisë.
SPAK kërkoi nga gjykata që gjytarja Olldashi të mos ishte ajo që do të vendoste mbi masën e sigurisë së Malltezit, nën argumentin e konfliktit të interesit.
Më herët GJKKO rrëzoi dhe dy kërkesa të tjera të SPAK për përjashtimin e gjyqtares nga vlerësimi i ankimimit të Jamarbër Malltezit për sekuestrimin e pasurive, si dhe rivlerësimin e masës për Berishën.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më 24.11.2023, ora 13:15, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13 akti, datë 24.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën me objekt “Përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale, me objekt: “Ankim kundër vendimit penal datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës me objekt: “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “Arrest në burg”, caktuar ndaj personit në hetim J.M.”, dhe vendosi:
Të shpallë të papranueshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: “Përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt: “Ankim kundër vendimit penal të datës 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës me objekt: “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “Arrest në burg”, caktuar ndaj personit në hetim J.M.”, thuhet në njoftimin e GJKKO.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 10:51 Vance pranon gabimet e administratës Trump në publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit