GJKKO shpall të pafajshëm Gazment Bardhin
GJKKO ka shpallur të pafajshëm deputetin demokrat Gazment Bardhin për akuzën e shpifjes dhe fyerjes
Këtë të premte është mbajtur në Gjykatën e Posaçme seanca për deputetin demokrat i paditur për shpifje nga ish-drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sula. Prokuroria e Posaçme kërkoi që deputeti Gazment Bardhi të shpallet fajtor, avokatët e Bardhit i thanë gjykatës se klienti i tyre është i pafajshëm, me argumentin se deklarimet në parlament janë bërë në cilësinë e deputetit dhe në interes të opinionin publik.
Në përfundim të seancës GJKKO ka dhënë vendimin duke e shpallur të pafajshëm Bardhin për akuzat e ngritura,
Pas përfundimit të seancën avokati i deputeti Gazment Bardhi ka folur për mediat:
“I them Edi Ramës, mos u fshih, mos keqpërdor vartësit e tu po hajde vetë në SPAK dhe përballu me faktet e pakundërshtueshme të lidhjes së policisë së shtetit dhe politikës me krimin e organizuar. Këtë llogari duhet ta japë Edi Rama dhe duhet ta japë në SPAK”,-tha avokati Marash Logu.
Kujtojmë se çështja nisi më 12 shtator 2024 kur Gazment Bardhi gjatë një interpelancë në Kuvend, bazuar në disa materiale të referuara nga SPAK, kishte deklaruar se Edmond Sula ishte një person i emëruar nga grupet e strukturuara kriminale dhe i shërbente këtyre grupeve.
Nga ana tjetër, lidhur me këto akuza të Bardhit, pala mbrojtëse e Sulës ka theksuar më parë se bisedat dhe materialet e përmendura nga Bardhi i përkisnin periudhës 2019-2020, tri vite para se Sula të emërohej në detyrën e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar