Gjobat në kufirin grek, Rama: Do të rimbursojmë pagesën
Kryeministri, Edi Rama njofton se qeveria shqiptare do të rimbursojë të gjithë ata persona që janë gjobitur nga autoritet grek për shkeljen e afateve të qëndrimit të përkohshëm.
Kreu i qeverisë thotë se, pavarësisht se kishin marrë zotimin nga homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis, është vërejtur se një numër caktuar qytetarësh janë gjobitur.
“Si rezultat i mirëkuptimit të qeverisë greke dhe angazhimit personal të kryeministrit Mitzotakis, shqiptarët me leje të përkohshme qëndrimi nuk u penalizuan masivisht për shkeljen e pavullnetshme të afateve. Por sidoqoftë është verifikuar një numër i kufizuar rastesh kur janë vendosur gjoba dhe siç jam zotuar ato do të rimbursohen nga shteti shqiptar. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, shkruan Rama.
Të gjithë qytetarët që disponojnë dokumentin e pagesës së gjobës së autoriteteve greke për shkak të kalimit të afatit të qëndrimit në Greqi, mund të aplikojnë për rimbursimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut