Gjosha: Shqipëria duhet të ngrejë zërin për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

15 Tetor 2023 | 21:36

Ish-ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha ka komentuar Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania nënvizoi se Kosova për Shqipërinë nuk duhet të jetë çështje e politikës së jashtme, pasi ajo është politika jonë e brendshme.

Më tej shtoi se Shqipëria duhet të ngrejë zërin për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

“Kosova për Shqipërinë asnjëherë nuk duhet të jetë çështje e politikës së jashtme, është politika jonë e brendshme. Mendoj se është shumë i rëndësishëm një qëndrim unik i të gjitha palëve për Kosovën, një lobim sa më i fortë për njohjen e Kosovës dhe për zbutjen e situatës atje. Mendoj se duhet të kishte pasur më shumë dialog. Shqipëria duhet të ngrejë zërin për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë

Artisti Robert Aliaj ka folur për Review në Euroneës Albania me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri. Aliaj tha se ka turistë në...
22:02 | 12/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026