Gjuriç i përgjigjet Osmanit: Po përhap gënjeshtra për Serbinë
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Fox News, ku tha se fqinjit verior i ‘pëlqen të shkaktojë probleme herë pas here’.”
Gjuriç i ka cilësuar këto deklarata si “pretendime të rreme” dhe ka akuzuar Osmanin se po përdor intervistën për “të përhapur gënjeshtra” dhe për të portretizuar qeverinë e saj në mënyrë të gabuar.
“Vjosa Osmani e përdori intervistën e saj në Fox News për të përhapur një sërë gënjeshtrash në një përpjekje për ta portretizuar qeverinë e saj si diçka që thjesht nuk është. Ajo pretendoi në mënyrë të rreme se Serbia ka planifikuar ndonjëherë një ‘sulm’ ose ndonjë formë agresioni”, shkruan Gjuriç.
Gjuriç ka theksuar se deklarimet e Osmanit janë hedhur poshtë edhe nga ambasadori amerikan Richard Grenell, i cili konsiderohet një nga aleatët më të ngushtë të Donald Trump.
“Kjo akuzë është hedhur poshtë tashmë publikisht – përfshirë edhe nga ambasadori Richard Grenell. Pretendime të tilla tregojnë se Osmani qëndron në kundërshtim me politikat e presidentit Trump dhe të Shteteve të Bashkuara që ajo pretendon se i përqafon.”
Për më tepër, Gjuriç ka komentuar pezullimin e dialogut strategjik midis SHBA-së dhe Kosovës, duke thënë se Osmani “harroi ta përmendë” këtë fakt.
“Administrata amerikane e udhëhequr nga presidenti Trump ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik midis SHBA-së dhe Kosovës. Një detaj që Osmani ‘harroi’ ta përmendë.”
Në një postim në platformën ‘X’, ministri serb ka akuzuar qeverinë e Kosovës si anti-Trump.
“E ashtuquajtura ‘qeveri e Kosovës’ ka qenë qeveria më e hapur anti-Trump në Evropë – duke vepruar kundër politikës amerikane dhe vlerave evropiane. Ideja e qeverisë për të ‘mbështetur’ presidentin Trump ishte pjesëmarrja në Konventën Demokratike gjatë fushatës zgjedhore në SHBA. Nëse kjo nuk është ndërhyrje e huaj dhe dyfytyrësi politike, atëherë çfarë është?”, shkruan ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut
Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër
Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit