Gjurmë të Ervis Martinajt në Vlorë? Berberi: Kemi një plan të detajuar

12 Tetor 2022 | 17:06

Operacionet e befta të policisë në disa qytete të vendit për kapjen e personave të shumëkërkuar janë zhvilluar prej ditësh edhe në Vlorë.

Drejtori i policisë së qarkut u pyet nëse këto aksione janë zhvilluar në kuadër të zhdukjes së Ervis Martinajt dhe përgjigjja e tij ishte paksa evazive, duke lënë të nënkuptohet se ‘mbreti i bixhozit’ në Shqipëri mund të ketë lënë gjurmë në qytetin bregdetar. Ndërkohë, kryepolici Muhamet Rrumbullaku thotë se për këtë çështje vijojnë hetimet.

“Është e vërtetë që FNSH ka qenë në qytetin e Vlorës, ka një plan të detajuar nga shërbimet e policisë, kemi pasur mbështetjen e tyre. Këto kontrolle do të vazhdojnë edhe në javët në vijim”, tha Gentian Berberi, drejtori i drejtorisë vendore të policisë Vlorë.

Ai u shpreh se çështja e Ervis Martinajt është një çështje që nuk i përket qarkut të Vlorës.

Strukturat e policisë Vlorë do të mbështesin të gjitha strukturat e drejtorive të tjera, për çfarëdolloj verifikimi apo operacione me terren”, tha Berberi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026