Gjykata e BE-së goditi paktin Rama-Meloni, reagon ashpër qeveria italiane

2 Gusht 2025 | 14:21

Gjykata Europiane e Drejtësisë dha të premten një vendim që sfidon në themel marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për ndërtimin e qendrave të përpunimit të azilkërkuesve jashtë territorit italian.

Gjykata vendosi se përcaktimi i një vendi si “i sigurt” duhet të jetë i bazuar në të dhëna të verifikueshme, të jetë subjekt i shqyrtimit gjyqësor dhe të mos bazohet në kritere të përgjithshme politike. Vendimi nënkupton se gjyqtarët individualë kanë të drejtë të kundërshtojnë listat kombëtare të “vendeve të sigurta” kur ato bien në kundërshtim me realitetin në terren.

Ishte pikërisht ky vendim që shkaktoi një reagim të ashpër nga qeveria italiane.

Në një deklaratë zyrtare të shpërndarë nga Palazzo Chigi dhe të publikuar në rrjetet sociale nga kryeministrja Giorgia Meloni, qeveria italiane akuzon drejtësinë evropiane për “uzurpim të kompetencave politike”, duke e konsideruar këtë vendim si një ndërhyrje të papranueshme në çështje që i përkasin ekskluzivisht sferës politike.

“Sërish gjyqësori, kësaj here ai evropian, pretendon hapësira që nuk i përkasin, për çështje që janë ekskluzivisht politike”, thuhet në deklaratë. Qeveria italiane shpreh shqetësimin se vendimi i Luksemburgut i jep një gjykatësi kombëtar kompetencën për të vlerësuar jo vetëm një rast individual, por të gjithë kuadrin e politikës së emigracionit.

Vendimi i Gjykatës së BE-së erdhi pas një ankese të ngritur nga Gjykata e Romës në lidhje me dy azilkërkues nga Bangladeshi, të cilët u dërguan në një qendër pritjeje në Shqipëri, në bazë të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për trajtimin e emigrantëve jashtë territorit italian. Azilkërkuesit u përfshinë në një procedurë të përshpejtuar, pasi Bangladeshi ishte shpallur nga autoritetet italiane si “vend i sigurt”. Megjithatë, Gjykata Evropiane theksoi se një përcaktim i tillë nuk mund të mbështetet vetëm në ligje qeveritare, nëse mungojnë të dhëna të verifikueshme dhe të kontrollueshme nga gjykatat.

Sipas ekzekutivit italian, kjo qasje përbën një kërcënim serioz ndaj sovranitetit shtetëror në menaxhimin e emigracionit dhe minon përpjekjet për kontrollin e flukseve migratore në rritje. “Ky vendim dobëson politikat kundër emigracionit të paligjshëm dhe mbrojtjen e kufijve”, thuhet më tej në deklaratë.

Qeveria italiane njofton se nuk do të tërhiqet nga strategjia e saj për menaxhimin e emigracionit.

“Për dhjetë muajt që na ndajnë nga hyrja në fuqi e Paktit të ri Evropian për Migracionin dhe Azilin, qeveria nuk do të ndalet së kërkuari çdo zgjidhje teknike dhe ligjore për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve italianë,” përfundon deklarata.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026